Art&Argëtim

Në prag të ditëlindjes, vajza e Loredanës dhe Mozzik hedh hapat e parë (FOTO+VIDEO)

9 Dhjetor 2019, 12:50 Nga DOSJA
Në prag të ditëlindjes, vajza e Loredanës dhe Mozzik hedh

ZVICËR– Loredana dhe Mozzik u bënë për herë të parë prindër në dhjetor të vitit të kaluar, me vajzën e tyre, Hanën.

Edhe pse të ndarë tashmë prej disa muajsh, Loredana dhe Mozzik duket që bëhen bashkë sa herë është e nevojshme për vogëlushen e tyre.

Loredana është teje aktive në rrjetet sociale nga ku poston edhe momente të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe private ku herë pas here tregon sesa bukur kalon me të voglën e saj.

 

 

Së fundmi ajo ka publikuar disa video ku shikohet se Hana ka hedhur edhe hapat e parë, dhe sigurisht që për Loredanën si nënë është një nga momentet  më të bukura.Ndërkohë që Hanën nuk e ndajnë edhe shumë ditë nga ditëlindja e saj e parë, duket qartë që akoma  ka frikë të ec vetëm pa e mbajtur mami Loredana.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz loredana mozzik loredana mozzik

Sondazh

Poll