Sport

Pas akuzave për racizëm, edhe një shkelje e trafikut: Enzo, në telashe tani me policinë…

Mesfushori i Chelseat pas timonit të një Porsche kaloi në semafor të kuq

20 Korrik 2024, 13:41 Nga DOSJA
Pas akuzave për racizëm, edhe një shkelje e trafikut: Enzo,

ANGLI - “The Sun” raporton se Enzo Fernández, këtë të premte, u shpall fajtor për një shkelje të trafikut, pasi ai pas timonit të një Porsche, dhjetorin e kaluar kaloi në semafor të kuq.

Sipas të njëjtit burim, mesfushori i Chelseat, i cili ditët e fundit është përfshirë në një polemikë të madhe pasi është kapur, në një ‘live’ të tijën në Instagram, duke kënduar një këngë raciste drejtuar ekipit francez me shokët e tij, do të duhet të paraqitet në gjykatë më 11 shtator dhe do t'i ndalohet të drejtojë makinën për disa kohë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Korrik 2024, 13:33

Erik Ten Hag i pranon verdiktet...

ANGLI - Erik ten Hag pati një sezon të trazuar te Manchester United në 2023/24, por ai përfundoi me fitimin e FA Cup. Në një inte...