Sport

Ernesto Valverde i baskëve: “Nico Williams nuk na braktis, po e pres në skuadër!”...

Gara për shërbimet e Nico Williams sa vjen edhe bëhet më e ashpër. Barcelona pretendon shërbimet e 22-vjeçarit që shkëlqeu në Europian me Spanjën, ashtu siç edhe Chelsea nuk dorëzohet lehtë për sulmuesin e krahut të majtë.

20 Korrik 2024, 08:00 Nga DOSJA
Ernesto Valverde i baskëve: “Nico Williams nuk na braktis, po e pres

SPANJE - Gjithsesi, trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, klubit që zotëron kartonin e lojtarit, shprehet i sigurtë se po e pret Nico Williams, i cili do t’i bashkohet skuadrës më 12 gusht, duke deklaruar me bindje të plotë se sulmuesi I ri nuk do t’i braktisë baskët.

“Nuk kam asnjë dyshim për Nicon. E shoh mirë dhe të lumtur. Këtë vit kemi shumë sfida përpara nesh dhe Nico me siguri do të dojë t’i përballojë ato. Ai nuk është lojtari i pari dhe as i fundit që i duhet të jetojë me thashethemet, sepse merkato do të jetë e hapur deri në fund të gushtit.

Ai është një lojtar i madh dhe mund të ketë klube që mund të jenë të interesuara për të, por ai është i lumtur me ne dhe ne jemi të kënaqur me të. Unë e llogaris Nicon pjesë të skuadrës në momentin që ai do të kthehet nga pushimet”, u shpreh Valverde.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll