Sport

Kapiteni Simon Kjaer përshëndet trajnerin Hjulmand: "Faleminderit për gjithçka, ishte një nder që punove me ty"

“Të vlerësoj shumë si trajner dhe si person. Ka qenë kënaqësi, nder dhe privilegj të punoj me ty”.

20 Korrik 2024, 07:30 Nga DOSJA
Kapiteni Simon Kjaer përshëndet trajnerin Hjulmand: "Faleminderit

DANIMARKE - Me përfundimin e Euro 2024, mori fund edhe aventura e Kasper Hjulmand si trajner i Danimarkës.

Një eksperiencë që filloi në vitin 2020 dhe që pati momentin e saj më të kënaqshëm në arritjen e gjysmëfinales në Kampionatin Evropian 2021.

Simon Kjaer, shtylla e kombëtares daneze, ka dashur të përshëndesë ish-trajnerin me një postim në profilin e tij në Instagram:

“I dashur Kasper Tusind, faleminderit për të gjitha orët, seancat stërvitore, takimet, bisedat dhe ndeshjet ndërkombëtare që kaluam së bashku. Të vlerësoj shumë si trajner dhe si person. Ka qenë kënaqësi, nder dhe privilegj të punoj me ty”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Simon Kjær (@simonkjaer.official)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll