Sport

FSHF arrin akordin me Andrea Tedescon, italiani do të marrë drejtimin e ekipit U-17...

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me teknikun italian, Andrea Tedesco, për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare U-17.

20 Korrik 2024, 13:21 Nga DOSJA
FSHF arrin akordin me Andrea Tedescon, italiani do të marrë drejtimin

TIRANE - Andrea Tedesco, i cili ka një CV të pasur si trajner në Itali, por edhe në nivel ndërkombëtar do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me FSHF-në, teksa do të drejtojë kombëtaren U-17 në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.

Tekniku 39-vjeçar së fundmi ka qenë në krye të Napolit U-19, teksa më parë për dy sezone ka drejtuar edhe kombëtaren U-19 të Maltës. Gjithashtu Andrea Tedesco ka qenë edhe në rolin e zëvendëstrajnerit te skuadra rumune Universitatea Craiova 1948. Ndërsa në fillimet e karrierës ka drejtuar edhe skuadrën italiane Casertana.

Trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17, Andrea Tedesco, do të qëndrojë në Tiranë për sa kohë të jetë në krye të Shqipërisë U-17 për të qenë sa më pranë futbollit shqiptar dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai do të jetë i angazhuar maksimalisht gjatë gjithë kohës për të ndjekur e monitoruar talentet, si edhe do të nisë menjëherë nga puna për t’u përgatitur sa më mirë për finalet e Kampionatit Europian U-17, që do të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll