Sport

Erik Ten Hag i pranon verdiktet...

Tekniku holandez nuk shqetësohet për të ardhmen

20 Korrik 2024, 13:33 Nga DOSJA
Erik Ten Hag i pranon verdiktet...

ANGLI - Erik ten Hag pati një sezon të trazuar te Manchester United në 2023/24, por ai përfundoi me fitimin e FA Cup.

Në një intervistë për gazetën holandeze 'Algemeen Dagblad', trajneri që u përfol se do të shkarkohej nga komanda e ‘Djajve të Kuq’ siguroi se i respektonte vendimet e klubit.

"Nëse nesër drejtuesit e United gjen dikë që ata e konsiderojnë më të mirë, unë do të largohem. Është kaq e thjeshtë. Këto janë mekanizmat e futbollit që ne duhet t'i respektojmë.

Në një klub si ky, është shumë e qartë: Nëse nuk e bëni këtë, nëse nuk fiton, ke probleme”, ka shpjeguar trajneri holandez, i cili parashikon përmirësime në klub pas ardhjes së Jim Ratcliffe.

“Nëse kemi strukturat e duhura dhe punojmë mirë bashkë dhe nëse kemi edhe marrëdhënie të mira me lojtarët, e dimë që gjërat do të përmirësohen sërish”, theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll