Sport

Nëse Messi nuk luan kundër ekipit të tyre, tifozët e Chicago Fire do të rimbursohen

Tifozët e Chicago Fire do të kenë të drejtën e një ribursimi nëse Lionel Messi nuk luan në ndeshjen kundër ekipit të tyre në ndeshjen e tyre në MLS më 1 shtator.

20 Korrik 2024, 10:10 Nga DOSJA
Nëse Messi nuk luan kundër ekipit të tyre, tifozët e Chicago

SHBA - Në Çikago është e thjeshtë, është "Messi, ose paratë e tua të kthehen". MLS e njoftoi këtë të premte, se nëse Lionel Messi nuk merr pjesë në ndeshje, tifozët që kanë një biletë për ndeshjen kundër Inter Miamit, më 1 shtator (02:30) do të përfitojnë një rimbursim.

Chicago Fire dëshiron të mbushë stadiumin e tij prej 62.000 vendesh për ardhjen e rivalit të tyre Miami dhe të gjithë yjeve të tij. Por tifozët tani kanë frikë nga mungesa e Leo  Messit, i dëmtuar në kyçin e këmbës së djathtë gjatë finales së Copa America, të fituar të dielën kundër Kolumbisë (1-0).

Pas lëndimit të tij, tetë herë “Topi i Artë” njoftoi se do të humbiste dy ndeshje në MLS. Prandaj ai duhet të kthehet për t'u përballur me Çikago.

Nëse argjentinasi përfundimisht nuk mund të luajë, spektatorët do të marrin kompensim të pjesshëm me kushte të ndryshme. Për shembull një zbritje prej 100 dollarësh për blerjen e biletave për të paktën dy ndeshje të tjera është duke u konsideruar nga ekskluziviteti.

Për ndeshjen kundër Miamit, Chicago Fire kanë planifikuar disa aktivitete duke përfshirë një koncert të Jason Derulos pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll