Sport

Befasi e Egnatias, pas Interit do të përballet me një tjetër emër të madh të Seria A…

Ky test miqësor është parashikuar të luhet më datë 28 korrik në orën 20:00, në kampin stërvitor të Napolit.

19 Korrik 2024, 18:42 Nga DOSJA
Befasi e Egnatias, pas Interit do të përballet me një tjetër

ITALI - Duket si e pa besueshme, por është e vërtetë. Egnatia bën sërish bujë me miqësoret që organizon.

Pas ndeshjes së vitit të shkuar ndaj Inter, këtë vit rrogozhinasit do të përballen me Napolin e Antonio Contes. Ky test miqësor është parashikuar të luhet më datë 28 korrik në orën 20:00, në kampin stërvitor të Napolit.

Në fakt, ishte parashikuar, që Napoli të përballej me turqit e Adana Demirspor, mirëpo për shkak të disa problemeve organizative, Adana nuk do të luajë këtë ndeshje.

Kështu, përfitoi Egnatia për të zhvilluar një tjetër miqësore luksi me një skuadër emër të njohur dhe prestigjioz të Serie A.

Kujtojmë se më datë 25 korrik, Egnatia do të zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të dytë në Conference League në transfertën islandeze ndaj Vikingur të Rejkjavikut, ndërsa ajo e kthimit është parashikuar të luhet më datë një gusht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll