Politike

Vetëvrasja e Pal Trashajt dhe mikrokreditë, përplasje mes Shehajt dhe Sejkos, deputeti: A keni mjaftueshëm sedër zoti guvernator të jepni dorëheqjen?

Me të marrë fjalën Shehja ka folur për skemën e mikrokredive teksa ka bërë përgjegjës drejpërdrejt Sejkon për mosndërhyrjen.

18 Korrik 2024, 21:04 Nga M.B
Vetëvrasja e Pal Trashajt dhe mikrokreditë, përplasje mes Shehajt
Agron Shehaj

TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka marrë fjalën në kuvend për të të drejtuar pyetjet e tij për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë pas raportimit të punës së këtij institucioni për vitin 2023. Me të marrë fjalën Shehja ka folur për skemën e mikrokredive teksa ka bërë përgjegjës drejpërdrejt Sejkon për mosndërhyrjen.

Mbetur në këto "ujëra" Shehaj ka përmendur dhe rastin e vetëvrasjes së Pal Trashajt, i cili konsumoi fostoksinë para ambienteve të SPAK. Pas kërkesës së vazhdueshme nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, që Shehaj të kalonte te pyetja, ky i fundit iu drejtua guvernatorit me pyetjen: "Ju keni mjaftueshëm sedër zoti guvernator të jepni dorëheqjen?"

Kjo pyetje e Shehajt erdhi pasi ai tha se Pal Trashaj kreu aktin e rëndë pasi kishte sedër. Ndërkohë Shehaj ka marrë vërejtje nga Felaj, dhe më pas iu hoq dhe e drejta e fjalës, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe me tone të larta ndërhyte në fjalën e Sejkos. Kështu deputeti nuk arriti të merrte një përgjigje për pyetjen e tij.

kuvendi

Sondazh

Poll