Politike

Premtimi i PD/ Berisha: Buxheti i shtetit do mbulojë listën më të zgjeruar të barnave se të çdo vendi tjetër në Europë

Gjithashtu Berisha u shpreh se PD u garanton shqiptarëve një program të përpiktë dhe me ardhjen në pushtet PD do tëndalojë importin e çdo bari, ilaçi të pacertifikuar nga enti evropian dhe amerikan dhe që nuk ka tregtim të gjerë në hapësirën e Shengenit. 

18 Korrik 2024, 21:08 Nga E. D

 

Premtimi i PD/ Berisha: Buxheti i shtetit do mbulojë listën më
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm solli në vëmendje të qytetarëve se PD, do të ketë gjithmonë përparësi absolute do të ketë sigurinë e qytetarit shqiptar. Gjithashtu Berisha u shpreh se PD u garanton shqiptarëve një program të përpiktë dhe me ardhjen në pushtet PD do tëndalojë importin e çdo bari, ilaçi të pacertifikuar nga enti evropian dhe amerikan dhe që nuk ka tregtim të gjerë në hapësirën e Shengenit. 

"Të dashur miq, të gjitha këto janë një apel për ndërgjegjen e çdo qytetari shqiptar, të mos lejojmë të na nëpërkëmbin në një mënyrë të tillë mafiozë në pushtet. Unë garantoj qytetarët shqiptarë se PD, përparësi absolute do të ketë sigurinë e qytetarit shqiptar. Se kjo parti me rikthimin në pushtet do të ndalojë importin e çdo bari, ilaçi të pacertifikuar nga enti evropian dhe amerikan dhe që nuk ka tregtim të gjerë në hapësirën e Shengenit. Se kjo parti do të ndëshkojë me forcën e ligjit çdo spekulim që do bëhet në drejtim të shëndetit dhe mjekimit të të sëmurëve në Shqipëri. Dhe se buxheti i shtetit do të mbulojë në Shqipëri listën më të zgjeruar të barnave se të çdo vendi tjetër në Europë. Po miqtë e mi, nuk do pranojmë kurrë që shqiptarët të paguajnë nga xhepi i tyre si sot, 60 përqind të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor. Ju garantoj se me një program të përpiktë, këto shpenzime do të jenë 50 përqind më të ulëta. Këto shpenzime do përgjysmohen. Garantoj se do të vendoset ligji më i rreptë për importet e helmeve bujqësore dhe blegtorale. Do vendoset kontrolli më i rreptë për përdorimin e tyre. Do bëhet gjithçka që prodhimet tona bujqësore të jenë prodhimet më të shëndetshme të standardeve më të mira." tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll