Politike

"Siguria ushqimore është në duart e mafies"/ Berisha: Në Shqipëri importohen helmet bujqësore më të rrezikshme

Gjithashtu Berisha u shpre se siguria ushqimore është tashmë në duart e mafies.

18 Korrik 2024, 21:05 Nga E. D
"Siguria ushqimore është në duart e mafies"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm ngriti alarmin për importin e helmeve bujqësore në Shqipëri, që sipas tij janë ndër më të rrezikshmet. Gjithashtu Berisha u shpre se siguria ushqimore është tashmë në duart e mafies.

"Qytetari shqiptar është sot qytetari më i pasigurt. Siguria ushqimore në Shqipëri është në duart e mafies së pashpirt. Në Shqipëri, importohet të dashur qytetarë dhe qytetare, helmet bujqësore më të rrezikshme të nxjerra prej vitesh apo dekadash jashtë përdorimit. Në Shqipëri kontrolli mbi përdorimin e pesticideve është inekzistent.
Prodhimet masivisht kthehen nga tregjet për përmbajtje të lartë të helmeve. Këto ditë doli se akulloret, ndonëse BE dhe enti respektiv kanë dhënë alarmin, AKU-ja e korruptuar e Edi Ramës i lejoi ato të shiten në Shqipëri, në një kohë kur është tashmë e njohur se konsumator kryesor janë fëmijët e këtij vendi. A nuk është ky një krim i shëmtuar tjetër? A nuk është kjo një dëshmi e tmerrshme e pasigurisë që ekziston në këtë vend?" tha Berisha

sali berisha

Sondazh

Poll