18 Korrik 2024, 20:43
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë sot se i nxitur nga Vilma Nushi dhe Tom Doshi, kryeministri Edi Rama abrogoi ligjin me të cilin ne kishim garantuar futjen në Shqipëri vetëm të ilaçeve të sigurta. Ai shtoi se demokratët kishin ndaluar në mënyrë të prerë futjen në territorin e Shqipërisë të ilaçeve kallp.
Berisha tha se ky ligj, i cili lejonte importin vetëm të ilaçeve që shiteshin në dy ose më shumë vende të BE, që ishin të miratuara nga enti evropian i ilaçeve ose enti i SHBA i ilaçeve, bëri që Shqipëria të sigurojë ilaçe të cilësisë së njëjtë me vendet e BE.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të thellë për ju misionarët e të vërtetës, shpresës, të ardhmes dhe fitores së shqiptarëve. Të dashur miq, situata e qytetarit shqiptar në aspektet më kryesorë të jetës së tij është nga më të pasigurtat apo më e pasigurta se çdo qytetari tjetër në një vend jashtë lufte. Sot nuk mund të bëhet fjalë për kurrfarë sigurie për të nesërmen për qytetarin që nuk ka tre vakte ushqim për fëmijët e tij.
Dita, java, muaji janë të pasigurta për të. Dhe kjo pasiguri e madhe është një nxitje për largimin e tij nga Shqipëria, për të gjetur një vend ku ai mund të ushqejë normalisht fëmijët e tij. Pasiguria e qytetarit shqiptar siç faktojnë me dhjetëra e dhjetëra dokumente, fakte, është shumë e madhe, për fatin më të keq, në sektorin e kujdesit shëndetësor. Natyrisht fjala këtu është për qytetarët, të cilët nuk mund të përballojnë shërbimet private të kujdesit shëndetësor.
Ata që shkojnë në shërbime private, ata që drejtohen jashtë shtetit, ata janë pakica e pakicës në Shqipëri.
Kurse shumica e shumicës në këtë vend përjeton pasigurinë maksimale në kujdesin shëndetësor që atij i ofrohet.
Me një vendim mafioz klientelist, i nxitur kryekëput nga Vilma Nushi dhe Tom Doshi, Edi Rama abrogoi ligjin me të cilin ne kishim garantuar futjen në Shqipëri vetëm të ilaçeve të sigurta. Me të cilin ne kishim ndaluar në mënyrë të prerë futjen në territorin e Shqipërisë të ilaçeve kallp.
Ky ligj, i cili lejonte importin vetëm të ilaçeve që shiteshin në dy ose më shumë vende të BE, që ishin të miratuara nga enti evropian i ilaçeve ose enti i SHBA i ilaçeve, bëri që Shqipëria të sigurojë ilaçe të cilësisë së njëjtë me vendet e BE. Këto ilaçe, rimbursoheshin ato që ishin gjenerike, 95 dhe 100 përqind. Por çfarë ndodhi? Ndodhi me ardhjen në pushtet, nga ligjet e para që u abroguan ishte ligji i importeve të ilaçeve. Asokohe e vërteta e pamohueshme është se në Shqipëri kishin zyrat e tyre kompanitë më serioze perëndimore të prodhimit të ilaçeve. Me angazhimin personal të Edi Ramës për të ndarë fitimet me Vilmën, bashkëshorten e kushëririt të tij dhe Tom Doshin, ligji u abrogua.
sali berisha
Politike
18 Korrik 2024, 19:55
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamenta të Partisë Demokratike u ka sqaruar socialistëve, pasi iu përmend disa herë, ...
Politike
18 Korrik 2024, 19:43
M.B
Gent Sejko
TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i është përgjigjur pyetjes së deputetes demo...
Politike
18 Korrik 2024, 19:42
E. D
Rdi Rama dhe Ursula Von Der Leyen
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Ursula von der Leyen pasi është rizgjedhur si Presidente e Komision...
Politike
18 Korrik 2024, 19:39
M.B
Edi Rama
TIRANA- Fillimisht ishte një deputet socialist. Denis Deliu, i cili në jetëshkrimin e tij zyrtar deklaron se ka studiuar n&eum...
Politike
18 Korrik 2024, 18:40
M.B
Gent Sejko
TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka prezantuar në Kuvend raportin e Bankës së Shqip...
Politike
18 Korrik 2024, 18:34
E. D
Ermonela Felaj dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi në seancën e sotme parlamentare ësht...
Politike
18 Korrik 2024, 18:19
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka marrë fjalën për procedurë teksa deputeti dem...
Politike
18 Korrik 2024, 18:15
M.B
Gent Sejko
TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka raportuar sot për ecurinë e vitit 2023. Sipas Guvernator...
Politike
18 Korrik 2024, 18:07
M.B
Edi Rama dhe Keir Starmer
BRITANI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku duket në një tavolinë d...
Politike
18 Korrik 2024, 17:38
E. D
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
BRITANIA E MADHE- Kryeminstri Edi Rama ndodhet në Britani të Madhe për Samitin e katërt të Komunitetit...