Art&Argëtim

FOTO/ Konkurencë për ‘Rolls Royce’, prezantohet në Gjenevë makina luksoze ‘7 tonëshe’ e Vladimir Putin

8 Mars 2019, 14:43 Nga DOSJA
FOTO/ Konkurencë për ‘Rolls Royce’, prezantohet në

 

Në ‘Geneva Motors Show’ ka debutuar linja prodhuese e makinave luksoze ‘Aurus’, një markë e cila prodhon limuzinën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Marka e automjeteve ‘Aurus’ synon të çajë tregun e makinave luksoze në tregun perëndimor me yjet e showbizzit dhe biznesmenëve të fuqishëm. Kjo është makina e preferuar e shefit të Rusisë, ku ky i fundit e ka ngarë edhe vet një të tillë e cila ngjason pak me gjidandin britanik ‘Rolls Royce’.

Putini na ka bërë vërejtje dhe ne i kemi mbajtur shënim. Ka bërë edhe disa përmirësime të vogla, por në fakt mund të them se është shumë krenar për Aurus-in tone

Makina është evoluim e një modeli të mëparshëm që Presidenti rus përdorte, Aurus Senat L700 vjen në një version të blinduar 7-tonësh, e ka dhe një variant jo të blinduar gjithashtu.

Në fokus ajo ka pjesën e pasagjerit. Sediljet e pasme shtrihen në 45 gradë dhe janë të pajisura me jastëkë projektuesi. Ka dhe një frigorifer me gota kristali dhe minitryeza të palosshme me veshje lëkure.

Makina 150.000 euroshë pritet të dalë në tregun europian në fund të vitit 2020.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim aurus l700 geneva motors show makina luksoze rolls royce vladimir putin aurus l700 geneva motors show makina luksoze rolls royce vladimir putin

Sondazh

Poll