Art&Argëtim

Vajza e Michael Jackson përgënjeshtron mediat: Nuk mendoj se është i pafajshëm

7 Mars 2019, 20:26 Nga DOSJA
Vajza e Michael Jackson përgënjeshtron mediat: Nuk mendoj se

Paris Jackson ka thyer heshtjen në lidhje me lajmet e publikuara nga mediet ndërkombëtare se 20-vjeçarja beson në pafajësinë e të atit në lidhje me akuzat për ngacmime seksuale ndaj të miturve. Në disa reagime në Twitter Paris shkruan se ende nuk ka dhënë një version zyrtar të qëndrimit të saj në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi yllin e Pop-it.

Ende s’kam dhënë asnjë deklaratë apo qëndrim zyrtar, aq më tepër për faktin nëse këto akuza ndikojnë në karrierën time apo jo. Këto janë artikuj të shpifur dhe sulmues. Ju e merrni jetën time më seriozisht seç e marr unë,”- shkruan vajza e Michael Jackson, e cila aspiron të bëhet një aktore.

Vetëm para dy ditësh një burim për “The Sun” u shpreh se Paris Jackson, vajza e Michael Jackson është shprehur e shqetësuar tek të afërmit e saj se publikimi i dokumentarit ‘Leaving Neverland’ do të shkatërrojë karrierën e saj. ‘Leaving Neverland’ është dokumentari, në të cilin Wade Robson dhe James Safechuck, pohojnë se Michael Jackson i ka abuzuar seksualisht kur ishin fëmijë. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz akuza per abuzime seksuale leaving neverland michael jackson paris jackson akuza per abuzime seksuale leaving neverland michael jackson paris jackson

Sondazh

Poll