Art&Argëtim

Senatorja amerikane: Jam përdhunuar nga eprori im në ushtri, fajsova veten

8 Mars 2019, 08:02 Nga DOSJA
Senatorja amerikane: Jam përdhunuar nga eprori im në ushtri, fajsova

Senatorja Martha McSally, një pilote e Forcave Ajrore, e njohur si gruaja e parë amerikane që fluturonte në luftra, tregoi se ishte sulmuar seksualisht teksa shërbente në ushtri.

McSally tregoi se ishte prekur dhe përdhunuar nga një oficer i lartë teksa shërbente në ushtri dhe se në fillim se ajo kishte heshtur për atë që kishte ndodhur.

“Unë fajësova veten. Isha e turpëruar dhe e hutuar. Mendova se isha e fortë, por u ndjeva e pafuqishme. Qëndrova në heshtje për shumë vjet, por pas shumë vitesh, kur ushtria filloi të ballafaqohej me këto skandale dhe përgjigja që po jepte ishte krejt e padenjë, e mendova të nevojshme të tregoja përvojën time si viktimë e përdhunimit. U shtanga nga reagimi që pashë ndaj kësaj dëshmie,”-tha McSally.

Abuzimi seksual është një problem i madh në ushtri. Departamenti i Mbrojtjes vitin e kaluar tha se raportet e sulmit seksual në ushtri u rritën me rreth 10 për qind në vitin 2017 duke shënuar plot 6,769 raste.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete martha mcsally senatorja amerikane martha mcsally senatorja amerikane

Sondazh

Poll