Art&Argëtim

‘Buzët që prekin alkool, mos prekin tonat’, si protestuan gratë në vitin 1913

8 Mars 2019, 10:17 Nga DOSJA
‘Buzët që prekin alkool, mos prekin tonat’, si protestuan

Në 10 dhjetor të 1913-ës mbi 4000 protestuese femra u ngritën në Ëashington për të ndaluar konsumimin e alkoolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Një demostratë e këtij lloji nuk ishte parë asnjëherë më parë. Ata marshuan drejt kryeqytetit ku u përshendetën dhe nga kongresmeni Richard Hobson nga Alabama dhe nga senatori Morris Sheppard i Teksasit. Të dy e futën legjislacionin në dhomat e tyre përkatëse të Kongresit.

Edhe pse në fund kjo përpjekje e parë për të bindur ligjvënësit dështoi lëvizja fitoi edhe më shumë forcë dhe u mbështet nga dy lëvizje të mëdha, “Anti Saloon League” dhe “Bashkimi kristian i Përhershëm i Gruas.”

Letra, peticione dhe telegrame u vërshuan ndaj kongrsmenëve dhe senatorëve për të nxitur ndalimin e alkoolit me ligj.

U deshën një numër vitesh për të arritur qëllimet e tyre deri në 16 janar të 1919 ku u ratifikua ky ligj dhe më pas në 17 janar të 1920 hyri në fuqi.

Mirëpo nuk zgjati shumë dhe ky ligj nuk u mbështet gjërësisht dhe përfundoi duke mos u zbatuar.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete ndal alkoolin protesta e grave në 1913 shba ndal alkoolin protesta e grave në 1913 shba

Sondazh

Poll