Art&Argëtim

Aurela Gaçe humb njeriun e dashur dhe kujton takimin e fundit: Do këndoj, por s’më bën zëri

7 Mars 2019, 20:36 Nga DOSJA
Aurela Gaçe humb njeriun e dashur dhe kujton takimin e fundit: Do

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë dhimbjen e humbjes së njeriut të saj të dashur.

Ajo ka publikuar në instagram lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të gjyshes së saj, ndërsa i kushton disa fjalë mjaft të ndjera, ndërsa nuk ka mundur që të jetë me të gjatë përcjelljes për në banesën e fundit.

Gaçe shprehet se ajo gjyshja kur ajo e kishte takuar për herë të fundit i kishte lënë amanet që kur ajo të ndërronte jetë, mos të qanin për të këndonin, ndërsa i kishte treguar edhe vargjet “Do këndoj, por s’më bën zëri, qysh t’ja bëj këtij hatëri, qysh t’ja bëj derës së madhe, që po heq shumë halle”.

Ndërsa ndan dhimbjen me ndjekësit e saj, këngëtarja Aurela Gaçe shprehet se edhe kur ka ndërruar jetë gjyshja tjetër, nuk ka mundur të jetë pranë saj.

“Nena ime?
Para pak javësh isha tek ti dhe lë një amanet që fatmirësisht e xhirova.- “Kur të vdes unë, dua të këndoni” -me the- dhe fillove mi tregove vargjet ….
“Do këndoj ,por s’më bën zëri, qysh t’ja bëj këtij hatëri, qysh t’ja bëj derës së madhe, që po heq shumë halle” ….Ti ishe dera e madhe që po vuaje në ditët e tua të fundit, mes dhimbjesh në shtrat, duke folur me fotot e fëmijeve të tu të ikur para kohe…mbase u thoshe që do t’u shkoje pranë, mbase u thoshe se të kishte marrë aq shumë malli…lë.mbas fëmijë e nipër e mbesa plot e më beso se asnjë nga ne sot nuk ka fuqi të këndojë .
Të dyja gjyshet e mija nuk kam arritur t’i përcjellë në banesën e fundit, duke qenë shumë shumë larg (USA) , por dhimbja e loti është shumë i hidhur.
Mburresha me ty , si një grua shumë te fortë në cdo aspekt . Ti ishe nëna e mamit tim, dhe ajo sot të humbi ty..dhe ne familja e madhe humbëm të fundit njeri që mbante hapur derën e madhe.
…tani do të këndosh atje lart në Parajsë, me ata që të mungonin aq shumë…u prehesh në paqe nëna ime …engjëlli ynë. Nuk ka si gjyshërit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja që lënë pas qënka shumë e madhe”– shkruan këngëtarja në Instagramin e saj.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz amaneti i gjyshes së aurela gaçes aurela gaçe aurela gaçe humb gjyshen amaneti i gjyshes së aurela gaçes aurela gaçe aurela gaçe humb gjyshen

Sondazh

Poll