Politike

"Relikë e të kaluarës së errët, nuk ka vend në kohën e sotme", Doda: Heqja e ligjit hap temën e dialogut politik parlamentar me Greqinë

18 Korrik 2024, 12:24 Nga r.ll
"Relikë e të kaluarës së errët, nuk ka vend
mesila doda

TIRANË- Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend gjatë diskutimeve që po zhvillohen për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Doda tha se është relikë e të kaluarës së errët dhe nuk mund të ketë vend në kohën e sotme. Sipas saj heqja e ligjit hap për herë të parë temën e dialogut politik parlamentar mes Greqisë dhe Shqipërisë. 

"Ky ligj është relike e të kaluarës së errët nuk mund të ketë vend në kohën e sotme. Është e një kohë kur marrëdhëniet me Greqinë ishin të bazuara në dhunë. Për shqiptarët e Çamërisë përfaqëson luftë të padrejtë me trauma të mëdha. Nuk ka një komunitet më shumë se shqiptarët e Çamërisë që të kërkojnë zgjidhjen e këtij konflikti. Është akti që sjell pasoja juridike në marrëdhëniet reale. Është atavizëm i së kaluarës. E keqja nuk mund të rrijë kurrë aty.

Hap për herë të parë temën e dialogut politik parlamentar mes nesh, askush më shumë se deputetët nuk mund të kenë legjitimitet për zgjidhjen e një dialogun politik. Diplomacia parlamentare ka pasur pasoja shumë të mira. Heqja e ligjit jo thjesht si dëshirë por ta shtrojmë në çdo tryezë dy palëshe dhe të informojmë organizmat ku bëjmë pjesë. Kërkon heqjen e pasojave juridike që ky akt ka sjellë për mohimin e pronave të komunitetit shqiptar. Pronat e grabitur nuk janë argument i mirë në respektimin e të drejtave njerëzore. Askush nga qeveritë shqiptare nuk mund të thonë ia thamë për ligjin e luftës dhe do bëjnë diçka, por shtrohet si detyrim edhe në institucionet e tjera.", tha Doda.

mesila doda seance plenare 18 korrik 2024

Sondazh

Poll