Politike

Bllokimi i fondeve nga BE-ja për bujqësinë/ Çuçi: Raporti i OLAF është konfidencial

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Çuçi ka deklaruar se raporti i OLAF është i konfidencial. 

18 Korrik 2024, 11:10 Nga I.A
Bllokimi i fondeve nga BE-ja për bujqësinë/ Çuçi:
Bledi Çuçi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka deklaruar se debati për raportin e OLAF për bllokimin e fondeve nga BE-ja për bujqësinë, është i parakohshëm. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Çuçi ka deklaruar se raporti i OLAF është i konfidencial. Prandaj ai theksoi se për to, nuk mund të diskutohet, pa pasur një raport të plotë e transparent nga ana e OLAF-it.

"Kemi pasur një qëndrim shumë të qartë, jemi dakord të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme për zhvillimin e një sektori kaq të rëndësishëm, në përpjekjen që po bën qeveria ato milionë euro, është i parakohshëm ky debat përderisa raporti i OLAF është konfidencial. Ka vetëm një paragraf në raportin vjetor të OLAF për 2023, ku përmenden të gjitha shtetet ku ka shkelje të procedurave për fondet e BE. Është vetëm ky paragraf është publik. Prandaj ne propozuam që pasi ky proces të realizohet, ne duhet ta bëjmë këtë debat pasi të jetë e sqaruar kjo situatë. Në jemi të hapur për ta bërë këtë debat. Ky është qëndrimi ynë. Na duhet cdo e dhënë për debatin, me qëllimin e mirë në interes të fermerëve. Ato pyetje që shtroi sot kreu i grupit të PD, kemi sot interpelancë me ministren e Bujqësisë," tha Çuçi.

bledi Çuçi seance plenare 18 korrik 2024

Sondazh

Poll