Politike

Mocioni me debat për gjetjet e OLAF/ Bardhi në Kuvend: Konferenca e Kryetarëve nuk e ka në kompetencë të refuzojë këtë kërkesë

Bardhi tha se rregullorja e Kuvendit, nuk jua jep këtë kompetencë, por i lejon vetëm të vendosin brenda 30 ditëve, datën e zhvillimit të debatit dhe miratimin e rezolutës që miratohet pas debati.

18 Korrik 2024, 10:51 Nga r.ll
Mocioni me debat për gjetjet e OLAF/ Bardhi në Kuvend: Konferenca e
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha sot në Kuvend, se raporti i OLAF e ka shpallur ministrinë e Bujqësisë "skenë krimi", pas abuzimeve me fondet për bujqësinë. 

Ai tha se mocioni me debat i kërkuar nga PD për gjetjet e OLAF për abuzimet me fondet e BE, nuk refuzohet dot nga Konferenca e Kryetarëve apo nga kryetarja e Kuvendit. 

Bardhi tha se rregullorja e Kuvendit, nuk jua jep këtë kompetencë, por i lejon vetëm të vendosin brenda 30 ditëve, datën e zhvillimit të debatit dhe miratimin e rezolutës që miratohet pas debati.

Bardhi: Nuk e di se çfarë më shumë zyrtare kërkoni ju, ministrja duhet ta ketë marrë raportin zyrtar të OLAF, nëse nuk jua kanë sjellë tregon se BE nuk ka besim tek institucionet zyrtare. Në raport theksohet se pas hetimeve të rasteve të denoncuara, institucionet shqiptare kanë abuzuar me fondin në vlerën 33 mln euro, fondi konsiderohet i papërshtatshëm dhe kërkohet pezullimi i fondit. Ministria e Bujqësisë është shpallur “Skenë krimi”.

Nuk ka asnjë procedurë të Kuvendit që Konferenca e Kryetarëve të refuzojë mocionin me debat. Por rregullorja thotë se brenda 30 ditëve duhet vendosur data e zhvillimit të mocionit dhe propozimin e miratimit të rezolutës. As kryetari i Kuvendit dhe KK nuk ka në kompetencë refuzimin e një mocioni me debat. Kompetenca e vetme është vendosja e një datë për zhvilllim. Doni ti mbani të bollkuara fondet 112 milionë euro të vendosura për fermerët shqiptarë? Nëse nuk e doni përgjegjësia është e juaja, pro ne do ta zhvillojmë debatin. Ju vazhdoni shërbeniu Klodian Zot dhe Mirel Mërtirit. 

Do presim vite derisa SPAk të zbardhur përgjegjësi që të zhbllokojmë fondet? Kush ka abuzuar do të shkojë në burg, detyra jonë është të bëjmë fondin efektiv një orë e më parë. Fermerët na pyesin sot ç’po bëni ju që fondet të zhbllokohen. Ne do u themi kemi kohë? Do marrim njëherë pushimet, pastaj në shtator tetor flasim , të shohim çdo të bëjmë për ju. Ata nuk kanë kohë për të humbur.

gazment bardhi seance plenare 18 korrik 2024

Sondazh

Poll