Politike

"A kur je duke vdekur këtu pastaj ndryshon", shefja e Onkologjikut te "Shëndetësia": Të jesh me kancer s’do të thotë se je e paaftë për punë, nuk i fshehim mungesat!

Çeliku tha në Komision se të sëmurët me kancer janë të aftë të shkojnë në punë dhe nuk kanë nevojë që të marrin KEMP.

17 Korrik 2024, 21:01 Nga M.B
"A kur je duke vdekur këtu pastaj ndryshon", shefja e
Silvana Çeliku

TIRANA- Shefja e Onkologjikut Silvana Çeliku ka raportuar sot në komisionin e Shëndetësisë pas skandalit të bërë publik ku përfshiheshin mjekët e këtij spitali nga ku u bëhej pazar me pacientët me kancer. Çeliku tha në Komision se të sëmurët me kancer janë të aftë të shkojnë në punë dhe nuk kanë nevojë që të marrin KEMP. Ajo tha se nuk e fshehin se ka mungesa. 

"Ne jemi i vend i vetëm në botë që nuk kemi radhë pritje, 2-3 javë nuk quhet radhë! A ka mungesa? Po ka, këtë nuk e fshehim.

Problemi i KEMPIT unë kam opsionin tim... të sëmuresh me kancer nuk do të thoshte je e paaftë për punë. A kur je duke vdekur këtu pastaj ndryshon", tha Çeliku.

onkologjiku

Sondazh

Poll