Politike

"Edi Rama larg duart!" Nisja e fushatës së Gjikuarias, Blushi: Himara, kala e pamposhtur dhe simbol i qëndresës

Ai shkruan në rrjetet sociale se Himara është kala e pamposhtur dhe simbol i qëndresës shekullore për liri dhe dinjitet njerëzor dhe është vetëm e himariotëve.

17 Korrik 2024, 19:31 Nga M.B
"Edi Rama larg duart!" Nisja e fushatës së Gjikuarias,
Tedi Blushi, Petro Gjikuria, Ivi Kaso

HIMARA- Sekretari i Pergjithshem i Partise se Lirise, Tedi Blushi ndodhet në Himarë me rastin e hapjes së fushatës elektorale të kandidatit të opozitës për zgjedhjet e pjesshme në këtë Bashki. Blushi ka postuar një foto ku shihet krah kandidatit Petro Gjikuria dhe Ivi Kasos.

Ai shkruan në rrjetet sociale se Himara është kala e pamposhtur dhe simbol i qëndresës shekullore për liri dhe dinjitet njerëzor dhe është vetëm e himariotëve. Blushi shton se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë larg duart nga Himara.

POSTIMI:

Me Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Himarës, z. Petro Gjikuria, në prag të çeljes zyrtare të fushatës elektorale!

Himara, kala e pamposhtur dhe simbol i qëndresës shekullore për liri dhe dinjitet njerëzor, është vetëm e himariotëve!

Vetëm himariotët mund të vendosin për të ardhmen e tyre! Himara që ka hedhur në det perandoritë më fuqishme të kohës, kurrë nuk mund të merret peng nga Narkoshteti!
Edi Rama larg duart nga Himara!

petro gjikuria

Sondazh

Poll