Politike

Zgjedhjet e 4 gushtit për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria nis sot fushatën elektorale

Në ftesë Gjikuria shtonte se fton qytetarët e Himarës që të bashkëbisedojnë për vizionin dhe për programin për  drejtimin e Bashkisë. 

17 Korrik 2024, 18:02 Nga M.B
Zgjedhjet e 4 gushtit për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria nis
Petro Gjikuria

HIMARA- Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuaria, nis sot fushatën për zgjedhjet që do të mbahen më 4 gusht. Ditën e djeshme u bë publike ftesa e Gjikurias për të marrë pjesë në hapjen e fushatës së tij. Aty shkruhej se Gjikuria fton bashkëqytetarët e Himarës në orën 19:30 të ditës së mërkurë në Himarë Fshat. Në ftesë Gjikuria shtonte se fton qytetarët e Himarës që të bashkëbisedojnë për vizionin dhe për programin për  drejtimin e Bashkisë. 

Para disa ditësh, edhe kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyre Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës, në këto kushte rivali i Gjikurias.

Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.

Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit.

Me urgjencë, qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

petro gjikuria

Sondazh

Poll