Politike

"Sot Shqipëria nuk ka asnjë plazh me flamur blu"/ Berisha: Turizmi ka rënë edhe për shkak të pisllëkut

Kreu i PD-sç gjithashtu ka thaksuar se sot ujërat e zeza të Shqipërisë derdhen në brigjet e saj.

17 Korrik 2024, 20:53 Nga E. D
"Sot Shqipëria nuk ka asnjë plazh me flamur blu"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve u shpreh se Shqipëria nuk ka asnjë plazh me flamur blu, me standardin evropian. Kreu i PD-sç gjithashtu ka thaksuar se sot ujërat e zeza të Shqipërisë derdhen në brigjet e saj.

"Turizmi ka edhe një rënie tjetër shkak të madh. Pisllëku. Po, miqtë e mi. Në vitin 2013 kemi dorëzuar nga Saranda në Shëngjin, 11 impoante të përpunimit të ujërave të zeza. Sot shumica dërrmuese e tyre janë jashtë përdorimit se nuk duan të paguajnë energjinë elektrike. Sot ujërat e zeza të Shqipërisë derdhen në brigjet e saj. Sot Shqipëria nuk ka asnjë plazh me flamur blu, me standardin evropian. Kroacia, me mijëra kilometra, mbi 95 përqind i ka me flamurin blu. E kuptoni pra se si e kthen ky hajdut turizmin në një mallkim dhe është keqardhje e madhe, shumë e madhe, sepse investimet më të mëdha në 30 vite janë bërë në atë fushë. Mirëpo një vjedhje e tmerrshme ka lëshuar," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll