17 Korrik 2024, 20:26
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demikratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit është shprehur se narkozyrtarët me në krye kryeministrin Edi Ramë janë vërsulur me tërbim kundër dizinformimeve, veprimtarive armiqësore të shërbimeve të huaja për sabotimin e turizmit. Gjithashtu Kreu i PD-së thkesoi se nuk di ndonjë vend tjetër, brigjet e të cilit të jenë krahasuar si Maldivet e Europës, Alpet e të cilit të jenë quajtur si Himalajat e Europës.
"Të dashur qëndrestare e qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Ju përshëndes me mirënjohje të pakufishme, nderimin më të madh ju oratorët, të cilët me fjalën e tyre ndriçojnë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Të dashur miq, cilido që njeh këtë vend, konstaton se pasuria më përrallore e këtij vendi pas njerëzve janë brigjet, malet, kodrat, liqejtë. Janë shtigjet e tij turistike. Në këtë rrafsh, unë nuk di asnjë vend tjetër që mund të krahasohet me Shqipërinë. Nuk di ndonjë vend tjetër, brigjet e të cilit të jenë krahasuar si Maldivet e Europës, Alpet e të cilit të jenë quajtur si Himalajat e Europës. E megjithatë miqtë e mi, me dhimbjen më të madhe, me trishtimin më të thellë më duhet t’u them se turizmi, pasuria përrallore turistike është sot një mallkim i vërtetë për shqiptarët. Dhe ju lutem, të më dëgjoni se çfarë më shtyn mua, cili motiv më shtyn mua të bëj një deklaratë të tillë. Ju garantoj dhe ju betohem, se përveç interesit tuaj si qytetar, asgjë tjetër. Këto ditë, narkozyrtarët me në krye Edi Ramën janë vërsulur me tërbim kundër ‘dizinformimeve’, veprimtarive armiqësore të shërbimeve të huaja për sabotimin e turizmit. Sot, publikisht u akuzuan vlonjatet se fajin e kanë ata për çmimet, etj, etj. Të dashur qytetare dhe qytetarë, unë do u provoj sonte me të dhënat e kësaj qeverie se si vjedhjet e tmerrshme, se si shpërdorimet dhe abuzimet e Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve, e shndërruan këtë pasuri përrallore të shqiptarëve në një mallkim për ju," tha Berisha
sali berisha
Politike
17 Korrik 2024, 19:31
M.B
Tedi Blushi, Petro Gjikuria, Ivi Kaso
HIMARA- Sekretari i Pergjithshem i Partise se Lirise, Tedi Blushi ndodhet në Himarë me rastin e hapjes...
Politike
17 Korrik 2024, 19:16
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Me "dështimin" e Grupi i Dialogut, PD dhe PS janë futur në garë propozimesh për votën e diaspor&e...
Politike
17 Korrik 2024, 18:12
E. D
Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla
KOSVË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvillaur një takim me ministrin e Brendshëm të...
Politike
17 Korrik 2024, 18:02
M.B
Petro Gjikuria
HIMARA- Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuaria, nis sot fushat&...
Politike
17 Korrik 2024, 17:19
M.B
Niko Hyka
TIRANA- Gjatë seancës dëgjimore sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndet&eum...
Politike
17 Korrik 2024, 16:10
S.B
Zheni Gjergji
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji ka bërë një deklaratë lidhur me zjarrin e vën&e...
Politike
17 Korrik 2024, 15:34
M.B
Foto nga mbledhja
TIRANA- Afati për punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar për Koncesionet në Shëndetësi dhe Check Up ë...
Politike
17 Korrik 2024, 15:28
I.A
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur për gjyqin për Gërdecin, që po mbahet kundër tij. N&...
Politike
17 Korrik 2024, 15:12
I.A
Kryeministria
TIRANË- Mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj në takimin e kryeministrit Edi Rama së bashku me kryebashkiakët e tjerë...
Politike
17 Korrik 2024, 13:35
I.A
Vlora Hyseni
TIRANË- Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka raportuar sot në komisionin e Sigurisë. Ajo u shpreh se ka pasur akuza të...