Politike

Zjarri në inceneratorin e Elbasanit/ Zheni Gjergji: Ishte i qëllimshëm për të ulur malin e mbeturinave dhe për të fshehur krimin (VIDEO)

Sipas deputetes zjarri është vënë me qëllim për të djegur malin e mbeturinave, të cilat nuk i djeg inceneratori.

17 Korrik 2024, 16:10 Nga S.B
Zjarri në inceneratorin e Elbasanit/ Zheni Gjergji: Ishte i
Zheni Gjergji

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji ka bërë një deklaratë lidhur me zjarrin e vënë ditën e sotme në fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit. Sipas deputetes zjarri është vënë me qëllim për të djegur malin e mbeturinave, të cilat nuk i djeg inceneratori.

Më tej Gjergji i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg landfillit pasi lëndët që shkarkohen nga djegia janë kancerogjene. Deputetja e PD-së bën gjithashtu thirrje që të ngrihen protesta për shëndetin e qytetarëve që jetojnë aty pranë.

 

Deklarata e plotë:

Sot, kur temperaturat kapin 45 gradë, qytetit të Elbasanit i është shtuar edhe një valë tjetër të nxehti dhe rreziku.

Fusha e mbetjeve e inceneratorit të qytetit është në flakë duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve. Ndërkohë që kërkohen shkaqet e zjarrit ato janë aty para syve: mbeturinat që nuk i djeg incenerator, për të cilin taksapagueseve u janë grabitur miliona euro, i djeg zjarri i vënë me qëllim për të ulur malin e mbeturinave.

Ndërkohë që Elbasani digjet, Gledjan Llatja krihet, në takimin e kryebashkiakëve në Tiranë me kryeministrin. Qytetarët përvëlohen, hajdutët argëtohen!

Kjo është një zjarrëvënie e qëllimshme, keqdashëse dhe fshehëse e krimit. Ky është njw zjarr për të mbuluar korrupsionin, për të pakësuar mbetjet që po bëhen më të larta se kodrat e Krastës përmbi qytet.

Partia Demokratike, denoncuese e palodhur prej vitesh, me deklarata, padi dhe qëndrime të forta për skandalin e inceneratorëve, i kujton sot SPAK-ut edhe njëherë se këto janë pasojat e dënimeve selektive.

Ne i bëjmë thirrje drejtësisë, jo të re, por të rilindur, që të kryejë funksionin e vet dhe t’i shkojë hetimeve deri në fund. Vetëm duke dënuar autorët, pronarët faktikë, shuhen zjarret në landfillin e Elbasanit dhe merr fund rreziku për shëndetin e qytetarëve.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të rrinë sa më larg landfillit, sepse lëndët që shkarkohen nga djegia janë kancoregjene.

Kush ka mundësi të strehohet te të afërmit derisa të kalojë rreziku, le ta bëjë.

Gjithashtu u bëjmë thirrje të ngrihen në protesta për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.

Çdo vonesë është leje që bashkia e Llatjes dhe qeveria e Ramës të vazhdojnë me vjedhjen dhe të ndjehen të sigurt në hajdutërinë e tyre të pandëshkuar.

zheni gjergji inceneratori i elbasanit zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll