17 Korrik 2024, 11:47
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar operatorët turistkë në Vlorë ditën e sotme, për shkak të rritjeve të çmimeve. Gjatë taimit më kryebashkiakët, Rama ka deklaruar se është e turpshme për të krijuar këtë klimë, kur sapo po rritet fluksi turistik në vend. Po ashtu ka theksuar se plazhet publike nuk janë hequr, por menaxhohen nga Bashkia.
"Të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i imponojnë dot. Por aman në Vlorë, në Sarandë, ku janë dhe dy pikat e një rritje absurde të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve, dhe t’ju thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet të komunikohet dhe të flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër. Se po të ishte kaq kollaj do e kishte bërë tërë bota këtë sport. E kanë bërë në pjesë të caktuara, por kanë marrë mbrapsht mësime të hidhura. Është e rëndësishme të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme. Askush nuk mund t’ja u imponojnë. Por ama është dhe çështje dijeje.
Shikoni Durrësin, Shëngjinin, Velipojën, stabël. Dhe natyrisht, vlonjatët janë molla e këtij sherri. Dihet ajo punë. Sepse tani Vlora është bërë kaq e kërkuar, gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur dhe është bërë një gropë ku do bien vetë këta që ngrenë ato çmime në atë far feje. Është e padrejtë edhe e turpshme për të krijuar një klimë absurde në këtë moment të fillojë të belbëzohet. E ka bërë Bullgaria këtë sport vite më parë dhe e ka paguar vite të tëra nuk kthehej më aty ku ishte. Se më mirë syri se sa nami. Vlonjatëve ju ka dalë edhe syri, edhe nami, ju kanë dalë dhe trutë nga vendi atyre që kanë ato hotelet dhe nuk dinë më se çfarë bëjnë, kështu që është mirë ta kuptojnë, do zbresin pak me këmbë në tokë. Me këmbë në tokë nuk zbresin ata, por të paktën të zbresin në kat të dytë”, tha Rama.
edi rama rama me kryetaret e bashkive
Politike
17 Korrik 2024, 11:36
N.F
Mete
TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete ditën e sotme ka zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Ç...
Politike
17 Korrik 2024, 11:40
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar rritjen e çmimeve nga operatorët turistikë në Vlorë dhe në Sa...
Politike
17 Korrik 2024, 11:37
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin në vendin ...
Politike
17 Korrik 2024, 11:32
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka lënë porosi kryetarëve të bashkive për procesin e legalizimit në vend. ...
Politike
17 Korrik 2024, 11:27
r.ll
Kreu i KLSH, Arben Sehu
TIRANË- Nisma, e cila pritet të votohet në seancë plenare, parashikon ngritjen e nënkomisionit “P&eu...
Politike
17 Korrik 2024, 11:21
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryetarët e Bashkive ditën e sotme në Tiranë, për procesin e legalizi...
Politike
17 Korrik 2024, 11:17
r.ll
pamje nga mbledhja e komisionit
TIRANË- Në fjalën e saj në mbledhjet e Komisionit të Ekonomisë, deputetja e PD-së, Alban...
Politike
17 Korrik 2024, 11:11
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kontrolli i Latë i Shtetit (KLSH) i është rikthyer katër drejtorive rajonale të Agjencisë Shtet&...
Politike
17 Korrik 2024, 11:08
r.ll
arbi agalliu
TIRANË- Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu ka lajmëruar sot largimin e tij nga grupi parlamentar i kësaj partie. Përmes n...
Politike
17 Korrik 2024, 11:00
S.B
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dhënë një deklaratë lidhur me gjobat ndaj bizneseve turi...