Aktualitet

VIDEO/ Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër, dalin pamjet e autorëve me pranga në duar, shoqërohen drejt komisariatit

Policia ka sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë kanabisi në kultivim. 

17 Korrik 2024, 11:44 Nga S.B
VIDEO/ Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër, dalin pamjet e
pamje nga ngjarja

SHKODËR- Një grup kriminal i cili kultivonte dhe prodhonte kanabis në disa fshatra të Shkodrës është shkatërruar ku për pasojë janë arrestuar 12 prej anëtarëve. Bëhet me dije se në burg janë lënë Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa.

 

Ndërkohë që në arrest shtëpie janë lënë Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni. Siç mund të shikohet edhe nga pamjet, janë vënë në dispozicion një numër i madh furgonash policie ku kanë bërë të mundur transportin e të arrestuarëve me pranga në duar drejt Komisariatit të Shkodrës. Policia ka sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë kanabisi në kultivim. 

shkoder grup kriminal spak

Sondazh

Poll