Aktualitet

Gjendet parcela me bimë kanabisi, arrestohet 60-vjeçari në Fushë-Krujë

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

17 Korrik 2024, 09:15 Nga r.ll
Gjendet parcela me bimë kanabisi, arrestohet 60-vjeçari në
bimet narkotike

KRUJË- Një 60-vjeçar në Fushë-Krujë është arrestuar në kuadër të operacionit "Plant 4". Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike". 

Arrestimi i tij erdhi pasi gjatë kontrolleve në vendin e quajtur "Fusha e Mejdanit", është konstatuar një parcelë me 4 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 80 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të dyshuara të kultivuara nga 60-vjeçari.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Krujë

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka finalizuar operacionin policor të koduar "Plant 4".

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi R. Xh., 60 vjeç, banues në Halil, Fushë Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur "Fusha e Mejdanit", është konstatuar një parcelë me 4 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 80 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të dyshuara të kultivuara nga shtetasi R. Xh.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

parcela me kanabis ne fushe kruje

Sondazh

Poll