Aktualitet

Vrasja e kamerierit në Elbasan, Prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin Erjon Llapushin

Llapushi akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje" ndërsa Luan Dulellari akuzohet se mozkallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

17 Korrik 2024, 10:56 Nga r.ll
Vrasja e kamerierit në Elbasan, Prokuroria kërkon 20 vite burg
erjon llapushi

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg për Erjon Llapushin, autorin e vrasjes së kamarierit Gazmend Kurmaku në restorantin "Rozafa Fish" në Labinot. 

Llapushi akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje" ndërsa Luan Dulellari akuzohet se mozkallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

NJOFTIMI I PROKURORISË: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal nr.1469, për ngjarjen e ndodhur më datë 02/10/2021 me të pandehur shtetasit:

– Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal

– Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe “Përkrahjes së autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal, ku ka mbetur viktimë shtetasi Gazmend Kurmaku.

Ngjarja i referohet datës 02.10.2021, ku ka ndodhur një konflikt në ambjentet e subjektit “Rozafa Fish” në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën me datë 07/10/2021.

Hetimet u ndoqën nga Drejtuesi i Prokurorisë Z. Kreshnik AJAZI.

Në 2 tetor 2021, Erjon Llapushi rrahu me grushta dhe sende të forta kryekamarierin e lokalit “Fish City” Gazment Kurmaku. Konflikti nisi pasi Kurmaku i tha Llapushit se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Pamjet e kamerave të brendshme të lokalit treguan se si 33-vjeçari Llapushi godet kryekamarierin dhe më pas largohet nga vendngjarja. 50-vjeçari Kurmaku përplasi kokën në shtresë betoni dhe ra në koma. Pas disa ditësh, ai ndërroi jetë.

erjon llapushi gazment kurmaku

Sondazh

Poll