Aktualitet

Dita e Ashures/ Kryegjyshi i Bektashinjve: Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit!

Kjo festë kremtohet pas 10 ditëve të zisë për Imam Hysenin dhe dëshmorët e tjerë që luftuan për liri, për demokratizimin e jetës dhe emancipimin e shoqërisë njerëzore të kohës.

17 Korrik 2024, 11:30 Nga S.B
Dita e Ashures/ Kryegjyshi i Bektashinjve: Dëshira ime është
Baba Mondi

TIRANË- Besimtarët bektashinj kremtojnë sot “Ditën e Ashures”. Kjo festë kremtohet pas 10 ditëve të zisë për Imam Hysenin dhe dëshmorët e tjerë që luftuan për liri, për demokratizimin e jetës dhe emancipimin e shoqërisë njerëzore të kohës.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi tha se dëshira e tij është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit. Gjithashtu Kryegjyshi tha se ishte i nderuar që sot kremtojnë pas dhjetë ditëve agjërim në nder të martirëve.

“Në emër të Zotit. Të nderuar besimtarë bektashinj, të nderuar klerikë bektashinj, trupi diplomatik, e nderuar deputete e Gjermanisë, vëllezër nga e gjithë bota, Zoti ju nderoftë. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Ashures, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve. Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit”, u shpreh Baba Mondi.

Fjala “ashura” vjen nga gjuha arabe dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në arabisht do të thotë dhjetë, ndaj “Dita e Ashures” është dita e dhjetë e muajit Muharem dhe tepër e rëndësishme sa i përket historisë së profetëve.

baba mondi dita e ashures besimtaret bektashinj

Sondazh

Poll