Aktualitet

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 21-vjeçari në Dimal, i sekuestrohen pistoleta, maska, municion e veshje si të Policisë

Mësohet se i riu M.G, mbante armë zjarri me vete dhe në banesë.

17 Korrik 2024, 10:42 Nga S.B
Lëvizte me armë me vete, arrestohet 21-vjeçari në Dimal, i
pamje nga ngjarja

DIMAL- Arrestohet në Dimal një 21-vjeçar. Mësohet se i riu M.G, mbante armë zjarri me vete dhe në banesë.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan dy pistoleta, krehra dhe municion luftarak për to, veshje si të Policisë, maska, dorashka dhe një përforcues grushti.

Njoftimi i Policisë:

Dimal/Finalizohet operacioni i koduar “Befasia”, sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, veshje si të Policisë dhe sende të kundërligjshme.

Stacioni i Policisë Dimal, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri me vete dhe në banesë, ka organizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 21 vjeç, banues në fshatin Suk, Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak për to, veshje si të Policisë, maska, dorashka dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

dimal arme

Sondazh

Poll