Aktualitet

Atentati ndaj Fadil Memës, Gjykata e Lartë çon për rigjykim çështjen ndaj Florenc Çapjas

Florenc Çapja u lirua nga qelia më 20 nëntor të vitit 2019, pasi gjykata u shpreh se nuk ka prova të mjaftueshme për ta implikuar Çapjan në këtë ngjarje. 

17 Korrik 2024, 10:39 Nga r.ll
Atentati ndaj Fadil Memës, Gjykata e Lartë çon për
florenc capja

TIRANË- Gjykata e Lartë ka kthyer vendimin e Gjykatës së Elbasanit të muajit nëntor 2019, vendim që u la në fuqi dhe nga Apeli i Durrësit për Florenc Çapjan. Gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni shqyrtuan rekursin e prokurorisë, që kundërshtonte pushimin e çështjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës, ish-efektivit të rrugores.

Ka qenë prokuroria ajo e cila bëri rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë vendosi t’ia rikthejë çështjen gjykatës së Elbasanit në seancë paraprake.

"Prishjen e vendimit nr. 3096 (13-2019-6955), datë 20.11.2019, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan dhe vendimit nr. 10-2020-480 (76), datë 14.04.2020, i Gjykatës së Apelit, Durrës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan – gjyqtari i seancës paraprake, pranë kësaj gjykate.", thuhet në vendimin e gjykatës. 

Florenc Çapja u lirua nga qelia më 20 nëntor të vitit 2019, pasi gjykata u shpreh se nuk ka prova të mjaftueshme për ta implikuar Çapjan në këtë ngjarje. Vendimi që u mor nga gjykata e Elbasanit u la në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit, më 14 prill të vitit 2020. Edhe gjyqtari Tomor Kullolli i Elbasanit dhe gjyqtarja e Durrësit Anita Mici janë shkarkuar nga vetingu.

Në atë kohë, prokuroria ngriti akuzat “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, ndaj Çapjas. Ky i fundit është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi SPAK kërkon dënimin e tij me 25 vite burg për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në 2012.

atendati ndaj fadil memes florenc capja gjykata e larte

Sondazh

Poll