Politike

Nga revolta e deputetëve të opozitës te raportimi i krerëve të institucioneve të drejtësisë/ Çfarë ndodhi në seancën e djeshme maratonë prej 16 orësh në Kuvend?

Seanca startoi në 10:30 dhe që në nisje nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe zëvendëskryetares së Kuvendit që drejtonte seancën, Ermonela Felajt. 

16 Korrik 2024, 08:37 Nga r.ll
Nga revolta e deputetëve të opozitës te raportimi i krerëve
kuvendi

TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar seanca plenare maratonë prej 16 orësh, ku pjesën më të madhe të kësaj kohe e zënë raportimet e punës për 2023 nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend.  Seanca startoi në 10:30 dhe që në nisje nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe zëvendëskryetares së Kuvendit që drejtonte seancën, Ermonela Felajt. 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi mocion me debat për gjetjet e OLAF për fondet në bujqësi. Bardhi tha se institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë atë që ai e cilësoi skandal për një vend kandidat në Bashkimin Europian.  Gjithashtu ai tha më tej se duhet që opozita të dijë se përse ligji për tregtinë e armëve po kalon në një kohë të shpejtë.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela nisi i pari raportimet për punën në 2023 në Kuvend para deputetëve. Çela theksoi si problematikë vakancat e prokurorëve, të cilët përballen edhe me ngarkesë të shtuar.  Lidhur me çështjen e kriminalitetit, prokurori u shpreh se qarku me nivelin më të lartë është Vlora, ndërsa me më të ulëtin është Dibra.  Ai tha se evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara.

Raportimi i kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin dhe më pas seanca e pyetjeve dhe përgjigjeve me deputetët e opozitës dhe mazhorancës ndezi sërish debatet e ashpra në Kuvend. Dumani u pyet nga opozita lidhur me çështjet më të nxehta të aferave dhe skandaleve që janë nën hetim. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazh Dumanit, duke i kërkuar që të mbyll sa me shpejt dosjen Xibraka, ndërsa kjo u mohua nga Dumani. Ky i fundit u pyet edhe lidhur me hetimet dhe inceneratorët, çështjen e pronave të ushtrisë dhe procesin gjyqësor të Berishës, ku deputetët opozitarë akuzuan kryeprokurorin e SPAK se po e trajton çështjen me dy standarde. Në Kuvend kanë raportuar gjithashtu edhe kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Pas përfundimit të raportimit të tyre, ata kanë lënë seancën plenare, e cila ka vazhduar me debate sërish mes deputetëve dhe ministrave që morën fjalën në seancë.  Deputetja e PD Albana Vokshi tha se ata nuk duhej të largoheshin pa dëgjuar dhe opozitën, ndërsa shtoi se dëgjuan vetëm rezolutat. 

Pas fjalës së parë të mbajtur në foltore dhe pas fjalës së ministrit të Brendshëm Taulant Balla, deputeti Flamur Noka ka kërkuar të rimarë fjalën e tij në foltore por hasi në kundërshtinë e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj. Kjo e fundit i tha deputetit se çështja e teknikaliteteve ishte përcaktuar nga kryetarja dhe se ai tashmë duhej të merrte fjalën vetëm për procedurë dhe jo për replikë. Kjo ka bërë që deputeti të afrohet pranë vendit të kryetarit të vendit dhe garda të mbërrijë brenda në sallë. Si për të mbështur Nokën, edhe deputetët e tjerë të opozitës u afruan pranë foltores.

Pas përplasjeve, Felaj ka bërë me dije se sipas rregullores së Kuvendit se disa deputetë të opozitës kanë marrë masë disiplinore. Felaj tha se kjo masë, me vërejtje, vlente për deputeten Dhurata Çupi, Ina Zhupa, Simir Koreshi, Edmond Spaho, dhe përe deputetin Çela. Gjithashtu deputetit Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi iu hoqi të drejtën për të folur në pjesën e mbetur të seancës. Sipas Felajt kjo masë u mor pasi kanë ndërhyrë gjatë gjithë kohër kur po fliste ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kanë cënuar deri dhe nderin dhe dinjitetin e një kolegu. Seanca i mbylli punimet rreth orës 02:00.

seance plenare 15 korrik 2024 altin dumani opozita

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2024, 07:33 r.ll

100 pyetje për Altin Dumanin në Kuvend

altin dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, u përball me rreth 100 pyetje nga deputetët gjat&e...