Aktualitet

Autori me probleme të shëndetit mendor, policia jep detaje për ngjarjen në Korçë: Shërbimet e RENEA-s do ndërhyjnë për neutralizimin e tij

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

16 Korrik 2024, 11:21 Nga r.ll
Autori me probleme të shëndetit mendor, policia jep detaje për
vendngjarja

KORÇË- Janë zbardhur detaje të reja nga të shtënat e raportuar paraditen e sotme në lagjen nr.15 në Korçë. 71-vjeçari, Edmond Naska ka qëlluar tre herë me kallashnikov nga ballkoni i banesës, që ndodhet në kat të parë.

Ai ka kërcënuar se do të hapë zjarr sërish, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po negocion për dorëzimin e tij. Sipas policisë, Naska është me probleme të shëndetit mendor. Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje priten të mbërrijnë forcat e RENEA-s që do të ndërhyjnë për neutralizimin e tij. Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

NJOFTMI I POLICISË:

Korçë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

te shtena ne korce edmond naska renea

Sondazh

Poll