Aktualitet

Të shtënat në Korçë/ Nisi të qëllonte në rrugë, autori mbyllet në banesë, policia rrethon zonën

Policia ka rrethuar zonën dhe pritet që 60-vjeçari, i cili qëlloi me armë të dorëzohet.

16 Korrik 2024, 10:56 Nga r.ll
Të shtënat në Korçë/ Nisi të qëllonte
vendngjarja

KORÇË- Janë zbardhur detaje të reja nga të shtënat në lagjen nr.15 në qytetin e Korçës. Autori, një 60-vjeçar  ende i paidentifikuar, ka nisur të qëllojë fillimisht në rrugë dhe më pas është mbyllur në banesën. 

Ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me shkakun e të shtënave. Policia ka rrethuar zonën dhe pritet që 60-vjeçari, i cili qëlloi me armë të dorëzohet.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk raportohen të plagosur. 

te shtena ne korce

Sondazh

Poll