Aktualitet

Dhunuan dy policët në Vlorë, gjykata cakton "arrest në burg" për dy vëllezërit Pashaj

Dy të arrestuarit janë pronarë të një biznesi monopatinash, ndërsa sipas informacioneve e ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike.

16 Korrik 2024, 09:53 Nga r.ll
Dhunuan dy policët në Vlorë, gjykata cakton "arrest në
pamje nga sherri

VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest ne burg" për Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj. Dyshja e vëllezërve u konfliktuan fizikisht mbrëmjen e 12 korrikut me dy efektivë policie. Dy të arrestuarit janë pronarë të një biznesi monopatinash, ndërsa sipas informacioneve e ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike.

Konflikti ka nisur pasi efektivët gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat, kanë konstatuar një person në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar.

Gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe gjobës ndaj personit, janë afruar dy pronarët e motorit elektrik të personit të ndaluar konkretisht shtetasit Rudi dhe Klaudio Pashaj të cilët së bashku me disa të tjerë kanë debatuar verbalisht me policët  duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Dy punonjësit e policisë përfunduan në spital me fraktura të shumta nga goditjet.

rudi pashaj klaudio pashaj

Sondazh

Poll