Aktualitet

EMRI+FOTO/ U kap me sasi të madhe kokaine, dënohet me 28 muaj burg shqiptari në Angli

Në banesën e 34-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan sasi e madhe droge e klasit A si dhe mbi 8700 paund cash.

16 Korrik 2024, 10:41 Nga S.B
EMRI+FOTO/ U kap me sasi të madhe kokaine, dënohet me 28 muaj burg
pamje nga lënda narkotike e gjetur

ANGLI- Dënohet me 28 muaj burg një shqiptar në Angli. Mësohet se Mirban Pasha 34 vjeç, është shpallur fajtor për tre akuza dhe është arrestuar më 30 mars të këtij viti.

Ndaj Pashës, rëndojnë tre akuza për veprat penale posedimi i kokainës me qëllim shitjen, përdorimi i pasurisë kriminale, si dhe përdorimi i automjetit pa siguracion. Në banesën e 34-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan sasi e madhe droge e klasit A si dhe mbi 8700 paund cash.

EMRI+FOTO/ U kap me sasi të madhe kokaine, dënohet me 28 muaj burg
Mirban Pasha

Ditën e premte, Pasha u dënua përfundimisht nga Gjykata e Ipswich Crown, me 28 muaj burg, plus katër muaj të tjerë për posedim pasurie të ardhur nga veprimtaria kriminale.

mirban pasha angli droge

Sondazh

Poll