Aktualitet

Temperaturat e larta i marrin jetën një personi në Memaliaj, gjendet i vdekur në parcelë 72-vjeçari

Mësohet se viktima është një 72-vjeçar me iniciale S.M. Viktima u gjet i pajete nga të afërmit e tij në një parcelë të mbjellë.

16 Korrik 2024, 10:49 Nga N.F
Temperaturat e larta i marrin jetën një personi në Memaliaj,
Foto ilustruese

MEMALIAJ- Një 72-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Memaliaj. Mësohet se shkak i vdekjes ka ndodhur për shkak të temperaturave të larta.

Mësohet se viktima është një 72-vjeçar me iniciale S.M. Viktima u gjet i pajete nga të afërmit e tij në një parcelë të mbjellë. Dyshohet  se i moshuari ka ndërruar jete si pasojë e temperaturave të larta të ajrit mëngjesin e sotëm.

Sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, i moshuari nuk kishte shenja dhune që të mund të dyshohej për ndonjë vrasje, por konfirmohet se vdekja ka ardhur si pasoje e temperaturave dhe te nxehtit.

memaliaj viktime

Sondazh

Poll