Politike

Rama në konferencën e investitorëve myslimanë, kërkon ndihmë për tërmetin: Turqia nuk braktisi një mik në nevojë (VD)

8 Dhjetor 2019, 12:04 Nga DOSJA
Rama në konferencën e investitorëve myslimanë, kërkon

Turqi-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, në konferencën e investitorëve myslimanë për tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Në këtë fjalim Rama ka kërkuar ndihmë pasi është shprehur se dëmet nga tërmeti shkojnë përtej asaj që mund të përballojmë ne si shtet.

“Faleminderit që jeni këtij me mua dhe që me kenë krijuar mundësinë të jem këtu. Dëshiroj të falënderoj secilin prej vëllezërve tanë që deri tani ka qenë shëmbëllim. Shqiptarët e të gjitha besimeve të pasur dhe të varfër dhanë dhe vazhdojnë të japin të gjitha ato që kanë. Na kanë ndihmuar të mbledhim një vlerë që për vendin tonë të vogël është shumë. Të moshuar me një pension vetëm prej 200 dollarësh në muaj. Nënat kanë liruar shtretërit për fëmijët jetimë. Të rinj e të reja kanë lënë shkollën, punët për të ardhur në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.  Unë nuk kërkoj një ringjallje por kërkoj dritën në sytë tuaj, në zemrat tuaja.  Mes dhimbjes së jetëve të humbura, Turqia e provoi edhe njëherë se nuk braktisi një vëlla dhe një mik në nevojë dhe si thotë një shprehje e vjetër të ecësh me një mik në errësirës është më mirë se i vetëm në dritë. Me premtimin e Zotit presidentit për të ndërtuar 500 banesa, në tokën e plagosur të Shqipërisë, dua këtu t’u falënderoj dhe t’ju kërkoj ndihmë. Të gjithë janë të solidarizuar nga tërmeti. Shkatërrimi që ne po shohin të bëhet një realitet i bukur në të ardhmen. Tërmeti shkatërrimtar na ka sfiduar, ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme, Tirana dhe Durrësi. Të dhënat tona paraprake janë tronditëse, janë banesa të dëmtuara, të ndërtuara keqazi, këto janë struktura shumëkatëshe, që mbajnë brenda shumë familje. Jam këtu para jush për të kërkuar ndihmë. Pa kontribute nga jashtë koha për të shëruar plagët do të jetë shumë e madhe. Falënderoj të gjitha ata që kanë dhënë ndihmë. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme për ne. Përtej debateve tokësore le të kemi besim se zoti pranon vetëm atë që është e drejtë. Ju kërkoj falje që ndërhyra në konferencën tuaj, ju falenderoj me zemër për durimin.Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin. ”, tha Rama.

Mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk Recep Tayyp Erdogan, i cili ka premtuar se në Shqipëri do të ndërtojë 500 banesa.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë persona.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama konferenca e investitorëve myslimanë edi rama konferenca e investitorëve myslimanë

Sondazh

Poll