Aktualitet

FOTO/ Dëmet e tërmetit te selia e Kryegjyshatës Botërore së Bektashinjve, ekspertët izraelitë mbërrijnë në Tiranë: Nd

8 Dhjetor 2019, 15:08 Nga DOSJA
FOTO/ Dëmet e tërmetit te selia e Kryegjyshatës Botërore

TIRANË– Selia e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë ka pësuar dëmtime të shumta nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Ditën e sotme ekspertët izraelitë mbërritën në hyrje të selisë të Kryegjyshatës Botërore, ku janë pritur nga Baba Mondi.

Kjo vizitë është e veçantë, sepse në Shqipëri ndodhet edhe Kryegjyshata Botërore. Ekspertët po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme, duke parë të gjitha pasojat që mund të jetë shkaktuar në ndërtesë.

Ky është grupi i parë i ekspertëve izraelitë që ka mbërritur në Kryegjyshatën Botërore. Ky grup ekspertësh pritet të japin verdiktin përfundimtar mbi pasojat që ka pësuar godina e Kryegjyshatës Botërore nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Një nga ekspertët izraelitë u shpreh se ndërtesa ka dëme, por është e sigurt. “Ka dëmtime në ndërtesë, por në tërësi ajo është e sigurt.

Selia e Kryegjyshataës ka pësuar disa dëme në mure, ndërsa ekspertët do të vlerësojnë gjithçka. Godina ka rreth 14 vjet që është ndërtuar. Në Kryegjyshatë, asgjë nuk është prekur që nga tërmeti i 26 nëntorit, me qëllim që vlerësimi të bëhet më i saktë pas vëzhgimit të ekspertëve izraelitë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekspertet izraelite selia e kryegjyshates boterore te bektashinjve tragjedia e 26 nentorit 2019 ekspertet izraelite selia e kryegjyshates boterore te bektashinjve tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll