Aktualitet

Vrasja e Kacifas/ Prokuroria greke do të ngrejë procedime penale, çfarë do të kërkojë nga autoritetet shqiptare

8 Dhjetor 2019, 14:49 Nga DOSJA
Vrasja e Kacifas/ Prokuroria greke do të ngrejë procedime penale,

GREQI- Greqia ka hapur hetim për vrasje të qëllimshme të ekstremistit minoritar në Bularat, Kostandin Kacifas.

Prokurori Publik Konstantinos Simitzoglou ka ngritur një çështje penale për vrasjen e tij, ndërsa një oficer i mjekësisë ligjore do të thirret për të identifikuar “autorët e panjohur” në radhët e forcave të policisë shqiptare që qëlluan në drejtim të tij, shkruan Zougla”.

Hetimi është hapur me akuzën se vrasja ka qenë e qëllimshme dhe në bashkëpunim, ndërsa do të thirren ekspertët grekë të mjekësisë ligjore. Grekët justifikohen për nisjen e hetimeve duke theksuar se autoritetet shqiptare nuk po u përgjigjen kërkesave të vazhdueshme të familjes Kacifas mbi rrethanat e vdekjes së 35-vjeçarit. Prokurori grek e ka nisur punën me marrjen e dëshmive nga familjarët e minoritetit grek dhe mjekut ligjor. Hetuesi do të kërkojë nga autoritetet shqiptare detaje të policëve të përfshirë në operacion.

Nëna e 35-vjeçarit është shprehur për mediet greke se: “Ne duam të dimë pse fëmija ynë u vra. Ai dha një mesazh për Greqinë dhe Epirin e Veriut. Ata e vranë atë padrejtësisht, ai nuk bëri asgjë. Ai e donte flamurin e kombit. Fajtorët duhet të dalin në dritë. Ai ishte një fëmijë i qartë dhe i mirë”.

Kostandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kostandin kacifas prokuroria greke hap hetim per kacifasin vrasja e konstantinos kacifas kostandin kacifas prokuroria greke hap hetim per kacifasin vrasja e konstantinos kacifas

Sondazh

Poll