Politike

Rakip Suli ‘merr me të mira veten’, relaksohet në ish-bllok me miqtë e tij, gotat me alkool (FOTO)

8 Dhjetor 2019, 11:09 Nga DOSJA
Rakip Suli ‘merr me të mira veten’, relaksohet në

Tiranë– Rakip Suli, kreu i Bashkisë së Kamzës pas ditëve të lodhshme të tërmetit të 26 nëntorit, vendosi që të relaksohej këtë fundjavë. Ai u shfaq dje bashkë me disa miq të tij një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut në Tiranë duke pirë nga një gotë alkool. Në tavolinë, siç shihet edhe në foton e mëposhtme,  ai është ulur me tre burra të tjerë, ku nuk kanë munguar muhabetet mes tyre.

Rakip Suli është kryetari i Bashkisë Kamëz, i një nga zonave të dëmtuara masivisht nga tërmeti katastrofik. Ndoshta i ka vënë gjërat në terezi me banorët dhe i ka kushtuar pak kohë vetes dhe miqëve të tij këtë fundjavë.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rakip suli në bllok relaksohet rakip suli rakip suli në bllok relaksohet rakip suli

Sondazh

Poll