Sport

“Goglat” projektojnë sezonin e ri… Partizani - Vllaznia, që në nisje të Superiores

Është hedhur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti që ka përcaktuar kalendarin e sezonit të ri futbollistik 2024-2025.

15 Korrik 2024, 12:59 Nga DOSJA
“Goglat” projektojnë sezonin e ri… Partizani - Vllaznia,

TIRANE - Nga Egnatia, Partizani e deri te Bylisi, janë 10 ekipe që do të garojnë në 36 javë kampionat, në fund të të cilit, “Final Four”, ashtu si sezonin e kaluar, do të shpalli skuadra e re kampione dhe ato që do të bien një kategori më poshtë.

Në javën e parë të kampionatit, që në nis më 18 gusht, do të ketë një duel emrash të mëdhenj: Partizani-Vllaznia.

Derbi i shumëpritur i kryeqytetit, Partizani-Tirana, do të luhet në javën e 6-të të çdo faze. Interesant fakti që klasikja e Shqipërisë, Vllaznia - Tirana do të luhet që në javën e dytë, në “Loro Boriçi”.

Ja dhe ndeshjet e javës së pare të Kampionatit të 86-të të Superiores, ndeshje të cilat do të luhen më 18 gusht…

Partizani - Vllaznia

Skënderbeu - Elbasani

Teuta - Bylis

Dinamo - Egnatia

Laçi - Tirana

Po sot, në Shtëpinë e Futbollit është hedhur edhe shorti për sezonin e ri të kampionatit të Kategorisë së Pare, i cili do të startojë më 24 gusht...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2024, 09:30

Argjentina nderon me madhështi Di Marian…

SHBA - Pas 144 ndeshjeve dhe 31 golave, Angel Di Maria po shkon drejt fundit me kombëtaren argjentinase. Mbetet për t'u luajtur një ndeshje e fun...

Sport 15 Korrik 2024, 09:00

Pushimet befasuese të Erling Haaland...

NORVEGJI - Pas një sezoni të gjatë me Manchester Cityn, Erling Haaland, sulmuesi yll i skuadrës, u kthye në vendlindje për të...