Sport

Pushimet befasuese të Erling Haaland...

Superylli i Premierligës, Erling Haaland është duke pushuar në vendlindjen e tij. Ai ndau imazhe të pushimeve të tij, të cilat befasuan internetin!

15 Korrik 2024, 09:00 Nga DOSJA
Pushimet befasuese të Erling Haaland...

NORVEGJI - Pas një sezoni të gjatë me Manchester Cityn, Erling Haaland, sulmuesi yll i skuadrës, u kthye në vendlindje për të rimbushur bateritë.

Qendërsulmuesi 23-vjeçar ka shumë nevojë për pushim pas sezonit të tij të madh, pasi Haaland ka luajtur 3745 minuta në 45 ndeshje me ‘Qytetarët’ këtë sezon. Një sezon që la gjurmë, duke shënuar 38 gola dhe 6 asistime.

Ndërsa kombëtarja e tij, Norvegjia, nuk u kualifikua në Euro 2024, numri 9 nuk u vendos në Gjermani, por kaloi kohë në atdheun e tij në mes të peizazhit mbresëlënës!

Gjatë pushimeve të tij, Erling Haaland ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, ku shihet duke medituar në një shkëmb në mes të një lumi. Një pozicion shumë i veçantë, i cili të kujton festën e golave të tij!

Një imazh, që shumë më tepër për fansat e tij duan ta shohin në këtë pozicion teksa ai gjen rrjetën. Përveç kësaj, norvegjezi shfaqet pa këmishë, me flokë të ulur dhe në natyrë të mrekullueshme, duke kujtuar anën e vikingëve me të cilën shpesh shoqërohet. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll