Sport

VIDEO/ Leo Messi siç nuk e keni parë kurrë… Lot zemre pas dëmtimit të tij

Kapiteni i Argjentinës nuk i mbajti dot lotët pas dëmtimit të tij gjatë finales së Copa America.

15 Korrik 2024, 08:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Leo Messi siç nuk e keni parë kurrë… Lot zemre

SHBA - Lionel Messi do të ketë përjetuar një tjetër mbrëmje plot tension, por që i lejon edhe një herë të shkruajë historinë e futbollit. Argjentina mbrëmë u përball me Kolumbinë në finalen e Copa America.

Një sfidë që filloi me më shumë se një orë vonesë, pas problemeve me aksesin në stadium për tifozët. Gjithsesi, ishte një takim i tensionuar pashmangshëm që la gjurmë. Kapiteni i Albiceleste u desh të largohej nga fusha pas një ndrydhjeje të rëndë të kyçit të këmbës së tij të djathtë në kulmin e ndeshjes.

Shumë i prekur, Leo Messi shpërtheu në lot në stolin e zëvendësuesve, pas daljes së tij në minutën e 66-të të lojës, pavarësisht në fund iu kthye buzëqeshja pas kurorëzimi të Argjentinës si fituese e Copa America, falë golit të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez (112’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll