Sport

Trajneri i Spanjës pas finales: “Kjo është një pikënisje, jo pike mbërritje për këtë ekip!”

Sot ishte një ditë e mrekullueshme, një ekip kampion europian u kurorëzua me meritë. Sot jam edhe më krenar, duhet të përmirësohemi dhe do ta bëjmë sepse këta lojtarë janë shembull për të gjithë, janë shumë të mirë.

15 Korrik 2024, 01:35 Nga DOSJA
Trajneri i Spanjës pas finales: “Kjo është një

GJERMANI - Spanja fiton Euro 2024 me meritë, por trajneri Luis de la Fuente nuk dëshiron të theksohet shumë kjo. Duke folur për mediat spanjolle pas përfundimit të finales, trajneri është euforik dhe krenar, por për skuadrën e tij do të duhet të jetë një pikënisje dhe jo një pikë mbërritjeje: "Shpresoj që ky moment të ndihmojë të jemi më të mirë çdo ditë. Gjithmonë përmirësohemi, ky është qëllimi ynë, virtyti i kësaj skuadre është se ne gjithmonë mendojmë se jemi pak më të mirë."

Por gjithsesi është një fitore: "Nuk mund të jesh më i lumtur se kaq. Duke parë gëzimin e tifozëve, lojtarëve... Sot ishte një ditë e mrekullueshme, një ekip kampion europian u kurorëzua me meritë. Sot jam edhe më krenar, duhet të përmirësohemi dhe do ta bëjmë sepse këta lojtarë janë shembull për të gjithë, janë shumë të mirë”, tha trajneri.

Për Nico Williams dhe Yamal: "Ata janë dy lojtarë dhe djem të mrekullueshëm, të cilët duhet të vazhdojnë të rriten dhe ta bëjnë këtë me qetësi. Ne po i shijojmë ata në Spanjë, ata do të na japin ende shumë kënaqësi."

Për kapitenin Morata: "Ai është kapiteni ynë, nuk është vënë në pikëpyetje asnjëherë për cilësitë e tij futbollistike dhe njerëzore. Në fakt ai nuk njihet për atë që ka bërë, por është një lojtar i madh dhe me kalimin e kohës do të vlerësohet ashtu siç është, e meriton."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll