Sport

VIDEO / Pak minuta nga fundit Spanja gjen golin e avantazhit… Anglia sheh t’i shuhet ëndrra para syve!

Në minutën 86-të Ayarzabal shuan ëndrrën e djemve të Southgate.

14 Korrik 2024, 22:48 Nga DOSJA

VIDEO / Pak minuta nga fundit Spanja gjen golin e avantazhit… Anglia sheh

GJERMANI – Në Berlin po luhet finalja e madhe e Europianit mes Spanjës dhe Anglisë. “Furia e Kuqe” në kërkim të trofeut të katrërt, ndërsa “Tre Luanët” në kërkim të trofeut të tyre të parë Europian, në finale e dytë rradhazi pas asaj të Wembleeyt që e humbën 3 vite më parë me Italinë me penallti.

Pjesa e parë ka qenë mjaft e kujdesshme nga të dyja skuadrat të cilat tentuan për të rrezikuar portat respektive, por me kujdesin e madh për të mos lënë hapsira prapa. Dhe me ndjesinë e një takimi të barabartë, u mbyllën 45 minutat e para, me shifrat 0-0.

Me fillimin e pjesës së dytë janë iberikët që zhbllokojnë ndeshjen, Williams shënon kshu golin e parë të finales duke i dhënë avantazhin “Furisë së Kuqe”.

 

Kur gjithka po shkonte me Spanjën që nuk e heq këmbën nga gazi duke presuar dhe tentuar golin e dytë, janë anglezët që gjejnë rrugën e rrjetës, pikërisht në minutën e 73-të Cole Palmer i sapo shënon dhe rihap gjithka.

Dhe kur dukej se kjo finale do të shkonte drejt kohës shtesë, është Spanja që gjen sërish rrugën e rrjetës duke finalizuar një lojë sulmuese që e mbajti me të njëjtin ritëm pavarësisht golit të pësuar. Në minutën 86-të Ayarzabal shuan ëndrrën e djemve të Southgate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll