Sport

VIDEO/ Incidentet në stadium, dëmtimi i Leo Messit, Lautaro Martinez shënon në shtesë: Argjentina fiton Copa America...

Argjentina koleksionon Kupën e 16-të në historinë e saj në Miami Gardens, mëngjesin e sotëm, pas fitores 1-0 pas kohës shtesë kundër Kolumbisë. Para golit të fitores të Lautaro Martinez, finalja ishte shënuar nga probleme me aksesin e tifozëve që vonuan fillimin dhe daljen për shkak të lëndimit të Lionel Messit.

15 Korrik 2024, 06:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Incidentet në stadium, dëmtimi i Leo Messit, Lautaro Martinez

SHBA - Argjentina fitoi Copa America, pasi mposhti Kolumbisë (1-0, ap) të dielën (mëngjesin e të hënës) në Miami, falë golit të Lautaro Martinez në minutën e 112-të… Kësisoj Albicelestët ruajtën titullin e fituar në 2021.

Ndeshja nisi me më shumë se një orë e njëzet minuta vonesë, pas incidenteve para stadiumit. Lionel Messi doli nga ndeshja me një dëmtim në kyçin e këmbës në minutën e 66-të, dhe nuk i përmbajti dot lotët e tij një herë në stol, para se të buzëqeshte sërish pas suksesit të skuadrës së tij.

Për anësorin Angel Di Maria kjo ishte ndeshja e fundit me kombëtaren e Argjentinës, lajm të cilin e kishte bërë me dije vetë sulmuesi para kësaj finaleje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll