Politike

Beleri la sot qelinë përkohësisht, Protothema jep detaje nga udhëtimi i tij drejt Strasburgut: Nuk do të jetë i shoqëruar nga zyrtarë të burgut

Në shkrimin e "Protothema" thuhet se Beleri duhet të kthehet në qelinë e burgut në orën 16:00 të ditës së shtunë.

15 Korrik 2024, 08:32 Nga r.ll
Beleri la sot qelinë përkohësisht, Protothema jep detaje nga
fredi beleri

GREQI- Gazeta greke "Protothema" ka shkruar një artikull lidhur me daljen e eurodeputetit Fredi Beleri nga burgu. Beleri u lirua nga burgu i Fierit pak para orës 07:30 për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku do të bëjë betimin si eurodeputet më 16 korrik.

Në shkrimin e "Protothema" thuhet se Beleri duhet të kthehet në qelinë e burgut në orën 16:00 të ditës së shtunë. Gjithashtu më tej thuhet se Beleri do të udhëtojë i vetëm pas u shoqëruar nga oficerët e burgut. 

"Drejtoria e Burgjeve miratoi kërkesën e tij për leje pesëditore pas takimeve të shumta. Fredi Beleri duhet të kthehet deri në orën 16:00 të së shtunës, më 20 korrik, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar nga Beleri detaje të plota, duke përfshirë garancitë e transportit, dorëzimin e biletave të udhëtimit për nisje dhe kthim, si dhe rregullimet e akomodimit në hotel. Nëse qëndron më shumë se sa lejon leja për shkak të zhvillimeve atje, duhet të njoftojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale në Bruksel. Më në fund u bë e ditur se ai do të udhëtojë i vetëm, pa shoqërimin e oficerëve e burgut.", thuhet në artikull.

fredi beleri protothema

Sondazh

Poll